Hyri nga dritarja në kishë për të përdhunuar vajzën e re, kush ndihmoi në arrestimin e shqiptarit

Hyri nga dritarja në kishë për të përdhunuar vajzën e re, kush ndihmoi në arrestimin e shqiptarit
Një i ri 25-vjeçar është arrestuar në Itali nën akuën e tentativës për përdhunim të bashkëkombases së tij 27 vjeçare. Florin Hasani duke u futur nga dritarja tentoi të hyjë në kishën ku punonte e reja me qëllimin për ta përdhunuar.

Vajaz punonte si kujdestare e kishës ungjillore në Padova. Ngjarja është raportuar në datën 2 qershor të këtij viti, rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë, shoku me të cilin vajza ishte duke folur në telefon, dha alarmin në polici ndërsa në vendin e ngjarjes u gjet një biçikletë dhe një çantë. Brenda ishin dokumentet e të riut. Duke qenë se ai nuk kishte një banim të caktuar, policisë iu desh pak kohë për ta gjetur atë.

loading...
loading...