Humbja me Islandën, trajneri Reja: Gabim fëminor, fati nuk ishte me ne

Humbja me Islandën, trajneri Reja: Gabim fëminor, fati nuk ishte me ne
Trajneri Edi Reja nuk e pranon humbjen 1-0 nga Islanda të debutimit të tij në stolin e kombëtares shqiptare.

Sipas tij, rasti i golit ishte një gabim foshnjarak, skuadra kishte raste të mira për të shënuar, si dhe një mos-akordim penalltie na penalizuan për të marrë një rezultat pozitiv.

“E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë.  Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm. Ajo që tentova me ndryshime, ishte ti jepja një rritëm më të shpejtë loja. Doja të shfrytëzoja aftësitë e Kaçes. Patëm disa raste që mund t’i shfrytëzonim akoma më mirë, por nuk ia dolëm”, deklaroi mes të tjerave Edi Reja. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...