Horoskopi për sot, e hënë 10 qershor 2019

Horoskopi për sot, e hënë 10 qershor 2019
Dashi

Kjo e hënë do të jetë mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit të yjeve, ku duhet të mundoheni që të bëni zgjedhjet e duhura. Sfera sentimentale parashikohet mjaft pozitive, ku do të ketë zhvillime interesante.

Demi

Ndikimi pozitiv i Saturnit, do të bëjë që të jeni të fortë dhe të vendosur duke u ringritur edhe përballë problemeve më të mëdha. Gjeni mënyrën për t'u ballafaquar me të tjerët, pasi keni nevojë për më shumë siguri. Lidhjet e lindura në javët e fundit, janë të pritura që të vazhdojnë mjaft mirë.

Binjakët

Ka disa gjëra të mbetura pezull, ndoshta edhe të natyrës ligjore, por me vendosmërinë tuaj, do arrihen që të merren rezultate të mira. Java do të nisë disi në mënyrë kaotike, por do të vijë duke u përmirësuar. Venusi do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, sa i takon dashurisë.

Gaforrja

Rezultatet e arritura gjatë javëve të fundit nuk ju kanë bindur dhe për këtë arsye do të jeni nën stres. Ndoshta duhet të bëni më shumë qartësi lidhur me rezultatet dhe objektivat e vendosura, pasi jeni shumë konfuz. Në ditët në vijim, do të vijoni të ndiheni nën presion.

Luani

Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm në këtë fillim javë. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për të guxuar, edhe pse në sytë e të tjerëve mund të dukeni shumë mendjemadh. Ju ndodh shpesh që të mblidhni inat rreth vetes. Sa i takon dashurisë, dita paraqitet në ekuilibër.

Virgjëresha

Pavarësisht ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, kjo javë do të jetë shumë e lodhshme sidomos sa i takon punës, ndërsa në fushën sentimentale nuk do të ketë probleme. Kjo nuk do të thotë se raporti në çift nuk funksionon, por se vëmendja më e madhe duhet të jetë në punë. Disa situata nuk do të ndryshonim, por jo për fajin tuaj.

Peshorja

Shenja juaj është një nga më të fortat e muajit qershor, edhe pse në këtë fazë do të ndjeni një rënie të vogël. Po ashtu do të ndjeni dëshirën për të qëndruar me veten duke u marrë me ato që vërtetë kanë rëndësi për ju. Puna do ju kërkojë diçka më shumë dhe nuk do e keni të lehtë që të kuptoni si të veproni.

Akrepi

Mërkuri në anën tuaj, do të sjellë disa përgjigje që i prisnit prej kohësh. Çdo gjë është në ndryshim në jetën tuaj, përfshi edhe puna. Do të jetë një javë e favorshme, ku do të jeni të mbushur me frymëzim. Në dashuri gjërat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim kush e di se çfarë. Do të jeni shumë të vendosur, lidhur me atë që duhet të bëni.

Shigjetari

Plutoni do të kalojë tranzit në shenjën tuaj, duke e bërë ditën mjaft pozitive. Shfrytëzojeni në maksimum këtë moment dhe ndryshojeni jetën tuaj për më mirë.

Bricjapi

Do të jetë një ditë gjatë së cilës raportet do të jenë dinamike. Ka shumë sensualitet dhe parashikohen takime mjaft të favorshme, ku do të keni energjitë e duhura për ta shijuar ditën në maksimum.

Ujori

Nuk është një periudhë aspak e bukur për të lindurit e kësaj shenje, ndaj merrni një periudhë pushim dhe përqendrohuni në planet tuaja dhe se si të përmirësoni strategjitë. Vetëm kështu do të ketë një fund të lumtur.

Peshqit

Luftoni dhe përqendrohuni në sferën profesionale, pasi kjo do të jetë java juaj. Mendoni edhe se si të lëvizni në dashuri, duke qenë se nuk do të mungojnë as aventurat dhe mundësitë.

loading...
loading...