Holanda i humbet gjithnjë finalet, Portugalia fiton Ligën e Kombeve

Holanda i humbet gjithnjë finalet, Portugalia fiton Ligën e Kombeve
Portugalia triumfon Ligën e Kombeve.

Kampionët në fuqi të Europës, pas triumfit me Francën në finalen e Euro 2016, triumfuan ndaj Holandës, në finalen e Ligës së Kombeve, në kompeticionin e parë të tij.

Goncalo Guedes shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në ’60, pas një kombinimi të shpejtë të portugezëve dhe goditja e tij e fortë nuk u ndal dot nga portieri  Jasper Cillessen.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Holanda pati një zotërim më të mirë të topit, 55 për qind, krijoi raste për shënim në pjesën e dytë, por eksperienca dhe faktori fushë ndihmuan Cristiano Ronaldo me shokë, të ngrinin edhe këtë trofe, duke siguruar kualifikimin direkt në Euro 2020.

loading...
loading...