Hetimet për rastin “Toyota Yaris”, Basha do të dëshmojë tek autoritetet belge

Hetimet për rastin “Toyota Yaris”, Basha do të dëshmojë tek autoritetet belge
Dosja hetimore e “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, disa muaj më parë është duke u shqyrtuar edhe nga autoritetet belge, të fundit këto që kanë kërkuar të marrin dëshminë e kreut të Partisë Demokratike

Burime nga PD-ja, cituar nga ora news, bëjnë me dije se Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Basha është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...