Guardiola i jep fund diskutimeve, bën të qartë të ardhmen e tij

Guardiola i jep fund diskutimeve, bën të qartë të ardhmen e tij
Në një komunikim nga profili zyrtar në faqen zyrtare në rrjetin social të Manchester Cityt, trajneri Pep Guardiola i ka dhënë fund diskutimeve në lidhje me të ardhmen e tij.

“Unë mendoj se nuk ka vend më të mirë për të drejtuar se Anglia. Kam drejtuar në Spanjë dhe në Gjermani, nuk e di si do të ishte në Itali, por mendoj se është një situatë e njëjtë si Spanja. Në vende të tjera tifozët të vërshëllejnë në qoftë se nuk fiton, këtu janë gjithmonë në anën e skuadrës dhe janë të gëzuar edhe kur nuk fiton. Unë kam një fanellë blu, unë jam një prej jush”, deklaron Guardiola. /l.k./

Marrë nga www.football-italia.net

loading...
loading...