Grabitet bankomati i një banke në Durrës

Grabitet bankomati i një banke në Durrës

Në Durrës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele raportohet se ka ndodhur një grabitje e një bankomati të një banke të nivelit të dytë.

Dyshohet se nga kjo grabitje është marrë një sasi e konsiderueshme parash.

Policia po heton ngjarjen, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

"Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuara", pohon policia.

loading...
loading...