Grabisnin shtëpitë e futbollistëve, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Me urdhër të prokurorisë janë publikuar emrat dhe fotot e pesë anëtarëve të bandës që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Greqi.

Sipas mediave greke të pesë janë akuzuar për vepra penale, organizim kriminal, grabitje dhe shkeljes së ligjit për mbajtje arme.

Deri tani janë arrestuar dy dhe janë ende në kërkim edhe tre persona të tjerë. Mbi këtë bandë rëndon akuza për 33 vjedhje në rrethinat e Athinës.

Që nga tetori i vitit 2017, një organizatë kriminale kryente grabitje në shtëpitë luksoze dhe apartamentet në rrethinat jugore ku vidhnin bizhuteri, para dhe veshje.

Për vjedhjet, ata përdorën kryesisht dy makina, njëra prej të cilave ishte thjesht "operative" për arratisjen dhe ikjen nga shtëpia që ata kishin vjedhur, dhe e dyta si "mbështetëse" e cila në rastin e ish përdoret si një "mjet i ikjes".

Gjatë kontrollit të tyre u kapën dhe sekuestruan disa orë dore, stoli, çanta femrash, telefona celularë dhe kartela sim, vegla dhe pajisje për realizimin e grabitjeve, shtatëqind euro dhe dy makina të përdorura për kryerjen e veprave penale.

Mediat greke shkruajnë se Anton Gjergji, Bardhok Gjergji, dhe Albert Gjergji janë vëllezër, ndërsa dy të tjerët mbajnë të njëjtin mbiemër, pra kemi të bëjmë me një bandë familjare. /l.k./

Marrë nga newsit.gr

loading...
loading...