Gjendet pas 4 ditësh i mbytur në lumin Vjosë, familja e 17-vjeçarit akuzon shokun e tij për vrasje

Gjendet pas 4 ditësh i mbytur në lumin Vjosë, familja e 17-vjeçarit akuzon shokun e tij për vrasje
Adoleshenti nga Këlcyra, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familja prej katër ditësh, gjendet i mbytur në lumin Vjosë, ndërsa po kryhen hetimet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo 17-vjeçari është vrarë nga një shoku i tij, sipas asaj që pretendon familja.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në hyrje të Këlcyrës nga polumbarë të RENEA-s.

Matias Rizallari dyshohet se mesditën e se dielës  është mbytur në lumin Vjosa, ndërsa shkoi të lahej, duke humbur prej asaj dite kontaktet me familjen.

Por babai i 17-vjeçarit, pasi i biri iu gjet sot i mbytur pranë urës së Dragotit, beson se është vrarë, madje ka akuzuar një 25-vjeçar si autor të vrasjes. Arjan Rizallari shprehet se djali i tij Matia nuk është nisur për t’u larë në Vjosë atë ditë, por është vrarë nga shoku tij, Egliter Dosti.

Ai shton se personi me të cilin shoqërohej i biri është Egliter Dosti, 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim në radhët e ushtrisë. “Djali im shoqërohej me Dostin. Ai ma ka vrarë djalin. Matia nuk u nis për t’u larë në Vjosë. Egli është larguar për në Sarandë ditën që humbi im bir,”- mësohet të jetë shprehur Rizallari.

Policia menjëherë e ka shoqëruar Eliogert Dosti, 25-vjeç, në Komisariat, ndërkohë po hetohet ngjarja, për rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së adoleshentit.

Informacioni i policisë:

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, është gjetur i pajetë, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë.

Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

loading...
loading...