“Gëzuar ditëlindjen!” PS feston 28-vjetorin, Balla e Veliaj mes urimeve nuk harrojnë “30 qershorin”

“Gëzuar ditëlindjen!” PS feston 28-vjetorin, Balla e Veliaj mes urimeve nuk harrojnë “30 qershorin”
Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.”

Ka qenë ky urimi për përvjetorin e 28-të të themelimit të PS, nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla.

“Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator”, theksoi Balla.

“Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i konsideruar si pasardhës i Kryeministrit Rama në parti, ka uruar të gjithë socialistët. Veliaj tha në këtë përvjetor se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe mbetet e qartë në rrugën europiane të vendit. Edhe ai ftoi qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike, duke konfirmuar kështu se .

“Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al - e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet e qytet si Tirana jonë .E vetmja forcë qartësisht proeuropiane- e proamerikane- sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Pritet një festë në selinë e PS-së pasdite, si dhe një koncert festiv në mbrëmje, tek Kodrat e Liqenit me simpatizantët e kësaj partie.

Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991 dhe kryetar i parë i saj u zgjodh Fatos Nano.

loading...
loading...