Forbes/Dhjetë sportistët më të paguar të vitit, Messi-Ronaldo-Neymar “luajnë me paratë”

Forbes/Dhjetë sportistët më të paguar të vitit, Messi-Ronaldo-Neymar “luajnë me paratë”
Lionel Messi e ka mposhtur. Ai është emëruar sportisti më i paguar në botë, sipas listës së revistës prestigjioze Forbes.

Ylli i Barcelonës Leo Messi fitoi 127 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit: 92 milionë prej tyre në formë page, ndërsa 35 milionë të tjera për reklamat.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo fitoi 109 milionë dollarë, dhe i treti është sërish futbollist, Neymar, ylli brazilian i Paris Saint-Germainit  me 105 milionë dollarë.

Pas tyre vijnë boksieri meksikan Canelo Alvarez e tenisti Roger Federer .

Sportisti më i paguar i sezonit të kaluar, Floyd Mayëeather, nuk përfshihet as në Top 100 të sportistëve më të paguar këtë vit.

Forbes: 10 atletët më të paguar në botë për vitin 2019

Lionel Messi - 127 milion dollarë

Cristiano Ronaldo – $109m

Neymar - $105m

Canelo Alvarez- $94m

Roger Federer - 93.4million

Russell Ëilson - $89.5m

Aaron Rodgers - $89.3m

LeBron James - $89m

Stephen Curry - $79.8m

Kevin Durant - $65.4m

loading...
loading...