Fitoi UEFA Champions League, Liverpool shpërblehet me iPhone XS të artë

Fitoi UEFA Champions League, Liverpool shpërblehet me iPhone XS të artë
Pas fitores së UEFA Champions League për herë të 6-të, futbollistët e Liverpool kanë marrë një dhuratë vërtetë speciale. Partneri i Liverpool, iDesign Gold iu ka dhuruar të gjithë ekipit dhe stafit nga një telefon të personalizuar iPhone XS.

Secilit aty i shkruan emri dhe numri i fanellës, si dhe logon e finales së Ligës së Kampionëve që u mbajt në Madrid.

Secili telefon kushton rreth 4 mijë euro. Kjo nuk është hera e parë që Liverpool merr dhurata të tilla. Më parë, legjendat, Steven Gerarrd dhe Jamie Carragher janë surprizuar me dhurata të tipit, telefon. /l.k./

loading...
loading...