Fino del kundër shkarkimit të Metës, Braçe: Krim i rëndë kushtetues

Fino del kundër shkarkimit të Metës, Braçe: Krim i rëndë kushtetues
Ka pasur qëndrime dhe reagime të ndryshme brenda mazhorancës mbi rezolutën e sotme paraqitur në Kuvend, lidhur me shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ish-kryeministri dhe aktualisht deputeti socialist, Bashkim Fino gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit.

Ai tha se gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur apo me keq akoma, nuk duhen thelluar dhe se Meta duhet lënë ta luajë skenën finale të teatrit nga zyra presidenciale.

“Shumë prej nesh do donte që presidenti do të shkarkohej sot.”

“Dhe e kuptoj presionin e militantëve e bazës partiake për të shkuar drejt proceduarave të shkarkimit të presidentit Meta.”

“Janë po ata militantë dhe ajo bazë që na panë me inat kur votuam presidentin. Por unë them që gabimet që kemi bërë dikur mos ti thellojmë duke shkarkuar presidentin.”

“E di pse, ta lëmë të shkruajë deri në fund me aq sa mundet teorinë e tij dhe teatrin presidencial. Ne duhet të lëmë që skenën finale të atij teatri ta luajë nga zyra e presidentit.”

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, aktin e Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve të dekretuar prej tij, e ka quajtur jo shkelje, por “krim të madh kushtetues”.

“Pushtet sa të duash dhe me kë të duash pa zgjedhje nuk ka, nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë”

“E drejta për të zgjedhur me votë të zgjedhurit në kuvend, qeverisjen qëndrore dhe qeverisjen vendore nuk mund të pezullohet, të shfuqizohet jo e jo nga askush pavarësisht ofiqit dhe madhësisë së zyrës që ka.”

“Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka, deformim më të rëndë të demokracisë nuk ka tentuar t’ia bëjë kush.”

“Po zgjedhjet në këtë vend në rastin dhe aktin më të rëndë kundër zgjedhjeve në këtë vend në vitin 1996 janë dhunuar e manuipuluar, shkatërruar por e drejta themelore e shtetasve për të votuar nuk është pezulluar apo shfuqizuar as  atëherë.”

“Imagjinoni në 2021, sipas këtij precedenti, PS të dalë dhe të thotë nuk dua këtë datën e zgjedhjeve dhe nuk marr pjesë në zgjedhje në këtë datë, i bie të rrijë pa fund në pushtet ose deri kur të gjithë binden dhe të bëjnë zgjedhjet siç i do PS. “

Braça tha se “30 qershori është rrugë e nisur kushetuetshmërisht”, prandaj nuk ndalet. “Pushtet pa zgjedhje nuk ka më,” nënvizoi ai.

loading...
loading...