Finalja e Ligës së Kombeve, sot Ronaldo përballë talentëve holandezë (Anglia del e treta)

Finalja e Ligës së Kombeve, sot Ronaldo përballë talentëve holandezë (Anglia del e treta)
Portugalia dhe Holanda përplasen sot (ora 20:45), në finalen e parë të edicionit inaugurues të Ligës së Kombeve.

Format i ri i UEFA-s do të njohë po sot edhe fituesin.

Në gjysmëfinale shkuan katër ekipet kryesuese të Ligës A.

Holanda mposhti 3-1 Anglinë, pas kohës shtesë, ndërsa Portugalia Zvicrën 3-0.

Anglia pas barazimit 0-0 dhe kohës shtesë, përmes 11-metërshave zuri vendin e tretë, pas ndeshjes së sotme me Zvicrën.

Portugalia ka si avantazh faktin se finalja zhvillohet në shtëpinë e saj.

Cristiano Ronaldo me shokë synojnë një tjetër trofe pas triumfit të Euro 2016, por nga përvoja e dëshpëruar me Juven kundër Ajaksit, në gjysmëfinale të Champions, Ronaldo e ka të qartë se përballja me talentët holandezë nuk është aspak e lehtë.

Finalja e madhe do të luhet në Porto dhedo të gjykohet nga spanjolli Alberto Undiano Majenco. Fituesi i finales kualifikohet direkt në Euro 2020.

         Portugali-Holandë (Formacionet e mundshme)

loading...
loading...