FIFA merr goditjen e rëndë, arrestohet Zv.Presidenti i qeverisë së futbollit

FIFA merr goditjen e rëndë, arrestohet Zv.Presidenti i qeverisë së futbollit
FIFA ka marrë një goditje të rëndë mëngjesin e sotmë ku në Paris është arrestuar zëvëndës-presidenti i saj.

Ahmad Ahmed ka rënë në pranga e policisë francezë në një hotel në Paris, pak orë pas Kongresit të 69-të të FIFA-s

Referuar mediave të huaja, arrestimi u bë lidhur me akuzat për shpërdorim me fondet, prej 830 000 dollarë. Ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe FIFA, ku përmes një deklarate pohon se Amhed po merret në pyetje.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...