Festohet 20-vjetori i Çlirimit nga Serbia, Bill Clinton mbërrin në Prishtinë

Festohet 20-vjetori i Çlirimit nga Serbia, Bill Clinton mbërrin në Prishtinë
Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë, ku u prit me nderime nga autoritet e Prishtinës.

Ish-presidenti amerikan është ftuar që të marrë pjesë në 20-vjetorin e  hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimit nga forcat pushtuese serbe.

Bill Clinton në vitin 1999 ishte president i SHBA-së.

SHBA mbështeti madje udhëhoqi e vetme në atë vit ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe pastrimit etnik nga ana e Serbisë.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Clinton është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.

Në 20-vjetorin të çlirimit të Kosovës e ftuar është edhe Madeleine Albright, ish- Sekretare e Shtetit amerikan.

loading...
loading...