Euro 2020/ Islanda na merr tri pikë dhe na lë prapa

Euro 2020/ Islanda na merr tri pikë dhe na lë prapa
Luajtëm mirë por kjo nuk mjaftoi për të marrë pikë. Kombëtarja shqiptare nuk mundi të dal me një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë me Islandën, e cila pas fitores 1-0 ndaj kuqezinjve shpreson te mrekullia Euro 2020.

Takimi i Reykjavik-ut nisi mirë për kombëtaren tonë, e cila shihej e orientuar mirë drejt sulmit. Madje, Elseid Hysaj do të kishte realizuar, por ndërhyrja e Halldorsson nuk e bërio të mundur këtë.

Një situatë që i dha zemër skuadrës vendase, e cila nisi të shikojë para, duke rrezikuar në disa raste portën e Berishës. Në një nga ana aksione, Gudmundsson e shfrytëzoi për të hutuar mbrojtjen dhe me një vallëzim elegant mes dy qendrave të mbrojtjes doli i vetëm përballë Berishës dhe shënoi.

Menjëherë pas këtij momenti, kuqezinjtë tentuan të reagojnë, por nuk arritën që të gjenin fundin e rrjetës. Lëvizjet e kartave si Ndoj, Sadiku apo dhe Kaçe nuk sollën ndonjë ndryshim në lojën e kuqezinjve.

Kjo humbje pritet t'i kushtojë së tepërmi ekipit tonë. Pas 3 takimesh, Shqipëria qëndron në vendin e katërt me 3 pikë, teksa Islanda i bashkohet dyshes Turqi-Francë në kuotën e 6 pikëve. Megjithatë, këto dy të fundit kanë për të zhvilluar takimin mes tyre këtë mbrëmje, çka do sillte edhe shkëputjen e skuadrave në klasifikimin.

Më 11 qershor, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e "Elbasan Arenës" për të zhvilluar takimin tjetër eliminator ndaj Moldavisë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...