Elbasan/Po shkonte për në shkollë, 12-vjeçari aksidentohet në rrugë

Elbasan/Po shkonte për në shkollë, 12-vjeçari aksidentohet në rrugë
Një djalë i moshës rreth 12 vjeç, i cili po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë, është aksidentuar në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të Elbasanit, në Fushë-Labinot.

Fëmija është përplasur nga një foristradë tip Hondai me targa të Tiranës, ndërkohë që në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca dhe policia.

Fëmija u dërgua për në urgjencën e spitalit të Elbasanit, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Elbasanit. Po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Informacioni paraprak i policisë

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

loading...
loading...