Edhe Veliaj si Rama: Zgjedhjet më 30 qershor!

Edhe Veliaj si Rama: Zgjedhjet më 30 qershor!

Nga Baldushku, ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.

“Në 30 qershor do kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend, as kalem. As dekret, as sekret. Nuk do as sherr, as shamata. Në datën 30 qershor, ne do të vendosim se si Baldushku, Petrela, Farka, Krraba, Bërzhita, Kashari, Ndroqi, Peza, Shën Gjergji, Zallbastari, Zall Herri do të shkojnë drejt fitores për Tiranën që duam. Pala tjetër është në pikë të hallit. Këtu ka qenë Baldushku gjithmonë, s’ka ardhur ndonjëherë as Luli, as Saliu, as Iliri, se nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Thonë te vijnë njerëzit tek ne në Bulevard e njëri nga njëra anë e bulevardit në protestë, tjetri nga një anë e bulevardit, duke çuar letra për zgjedhje, si ajo kënga që këndohej atëherë: Letër më ke çuar atje në ushtri, s’më paske harruar që kur ishim fëmijë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës është një akt i pavlefshëm juridik.

loading...
loading...