E ngarkuara me punë e SHBA-ve një orë në Presidencë, Meta pasdite del sërish në konferencë

E ngarkuara me punë e SHBA-ve një orë në Presidencë, Meta pasdite del sërish në konferencë
Paraditen e sotme e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në Presidencë.

Takimi mes tyre u zhvillua paralelisht me nisjen e seancës plenare të së enjtes në Kuvend, ku nga mazhoranca ishte planifikuar mbajtje e një rezolute që parashikon edhe shkarkimin e Metës nga detyra.

Në fokus të diskutimeve mes diplomates së SHBA-së në Tiranë dhe Presidentin Meta besohet se ka qenë vendimi rreth shfuqizimit të dekretit nga ana e tij, për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe gjetja e një zgjidhjeje për të kapërcyer krizën politike në vend.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta, pas mbylljes së seancës plenare të ditës së sotme, ku me interes pritet fjala e Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar një konferencë tjetër për mediat në ora 17:00.

loading...
loading...