Durrës/ Sezoni i ri veror, humb jetën një i moshuar tjetër në det (dyshime për arrest kardiak)

Durrës/ Sezoni i ri veror, humb jetën një i moshuar tjetër në det (dyshime për arrest kardiak)
Pa kaluar ende as 24 orë nga mbytja e një të moshuari në plazhin e Durrësit, ngjarja përsëritet duke e çuar në dy numrin e viktimave në këtë prag sezoni veror.

Ditën e djeshme policia Kufitare gjeti të mbytur në det të moshuarin e parë, i cili u identifikua në morg nga familjarët e tij.

Sipas policisë, trupi i pajetë i përkiste shtetasit N.P., 86 vjeç, banuese në lagjen Nr.15 Durrës.

Por, sot një ngjarje tjetër e ngjashme tronditi pushuesit, teksa një 70-vjeçar humbi jetën, sapo u fut në det. Pavarësisht mbërritjes së policisë, i moshuari mbetet ende i paidentifikuar.

“Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”,  një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës”- ishte njoftimi i policisë.

loading...
loading...