Dënohet me 35 vite burg babai i 6 fëmijëve që vrau bashkëshorten, tregon skenat e tmerrshme sesi ndodhi ngjarja

Dënohet me 35 vite burg babai i 6 fëmijëve që vrau bashkëshorten, tregon skenat e tmerrshme sesi ndodhi ngjarja
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 35 vjet heqje lirie Çelnik Shahollin.

Pasi vrau gruan ai është shfaqur i penduar, duke thënë se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht, gjatë një debati që kishte pasur me bashkëshorten e tij.

“E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, kishte thënë më herët në sallën e gjyqit 43-vjeçari, Shaholli nga Maliqi i Korçës, e me banim në Durrës.

Çifti kishte 6 fëmijë nga martesa e tyre. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë,  në banesën e tyre në Durrës.

Mbrëmjen e asaj nate, Adriana Shaholli 42 vjeçe, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit, që për shkak të xhelozisë së sëmurë i kërkonte viktimës dhe të braktiste punën e të qëndronte e mbyllur në shtëpi, pavarësisht se ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen nga puna e gjetur vetëm pak muaj më parë.

 

loading...
loading...