Delegacioni i Bundestagut gjerman në Tiranë kritikon Opozitën: Kuvendi është i Shenjtë, jo pazar!

Delegacioni i Bundestagut gjerman në Tiranë kritikon Opozitën: Kuvendi është i Shenjtë, jo pazar!
Përfaqësuesit e delegacionit të deputetëve të Bundestagut gjerman, të cilët vizituan Tiranën, dolën në një konferencë për mediat.

Ata u shprehëse se data e zgjedhjeve nuk duhet të ndryshohet, siç e parashikon Kushtetuta, sikurse e cilësuan pa kuptim për demokracinë braktisjen e Kuvendit dhe të zgjedhjeve lokale nga ana e Opozitës.

Delegacioni gjerman u shpreh se rajoni i Ballkanit dhe konkretisht Shqipëria, është pjesë e Evropës të saj dhe si e tillë duhet të jetë brenda BE-së.

“Shqipëria dhe i gjithë rajoni, parë në kuptimin e gjeopolitikës është oborri i BE dhe si i tillë në gjykojmë që ai të jetë pjesë e BE. Ndaj do të ishte e domosdoshme, që bashkëpunimi parlamentar duhet të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për mua si njeri që udhëhiqet nga parimet demokratike, demokracia është një proces vlerash. Është e rëndësishme demokratizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye, dëshiroj të përsëris se marrëdhëniet mes parlamenteve në rajon dhe sferës së politikës për Gjermaninë janë shumë të rëndësishme”, tha një nga përfaqësuesit e delegacionit gjerman.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut kryesohet nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar kanë mbajtur një deklaratë për mediat pas takimeve në Shqipëri.

“Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave. Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat. Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash. Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi.

“Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parashikon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në atë moment,” sepse sipas Juratovic demokracia funksionon “vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë.”

“Dhe konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik. Zgjedhjet përfaqësojnë konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike” tha Josip Juratovic.

Josip Juratovic, foli edhe për protestat e opozitës.

“Në një moment apo një tjetër gjithkush është i lirë të bëjë demonstrata apo protesta, por bojkotimi i parlamentit do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht për mua parlamenti ka të njëjën shenjtëri si Kisha. Nuk është pazar. Kam përshtypjen që është shndërruar në një sport të dashur për shqiptarët: nëse nuk je dakord atëherë po e bojkotoj”.

loading...
loading...