Del nga mbledhja me Bashën, Mediu: Protesta qytetare do vazhdojë

Del nga mbledhja me Bashën, Mediu: Protesta qytetare do vazhdojë
Pas përfundimi të mbledhjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha për mediat se qytetarët do të vazhdojnë protestën e tyre seri në arritjen e qëllimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë.

Qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo veprim që do të ketë të bëjë me qytetarët, i opozitës, me ndërkombëtarët për të garantuar këtë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm do të jetë pjesë e axhendës së opozitës”, deklaroi kreu i PR-së, Fatmir Mediu. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...