Dekreti i Metës, Rama nga Dibra: Nul dhe turp, njësoj si të anulonte ndeshjen Islandë-Shqipëri

Dekreti i Metës, Rama nga Dibra: Nul dhe turp, njësoj si të anulonte ndeshjen Islandë-Shqipëri
Kryeministri Edi Rama nga Dibra përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se Presidenti Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Rama tha se vendimi i Presidentit Meta është nul nga ana ligjore dhe një turp nga ana morale.

Kryeministri Edi Rama për të vërtetuar se Presidenti Ilir Meta ka vepruar kundër kushtetutës me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve solli rastin e Bujar Nishanit në 2017.

Në atë kohë për shtyrje të zgjedhjeve me një javë brenda afateve kushtetuese, Sipas Ramës, Presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani kërkoi shkresë me firmë dhe vulë nga të gjithë palët politikë, për konsensusin e arritur.

Ironikisht Kryeministri Rama thotë se Basha dhe Meta janë shokë që i kanë ikur prej duarsh dhe nuk po i kam dot. “Në 2017 ne bëmë një marrëveshje, ku nga të gjithë të huajt u kërkua të shtyheshin zgjedhjet përtej afatit kushtetues, por unë thashë jo. Gjithçka mund ta negociojmë, por kushtetutën jo, sepse po i shtymë njëherë do i shtyjmë gjithmonë.”

Edi Rama bëri një krahasim me Ilir Metës president dhe paraardhësin të tij në detyrë.

Për fat të keq në gjithë këto vite jemi mësuar me hile përpara rregullave dhe shembullin për të mësuar hilet përpara rregullave e kanë dhënë politikanët. Në atë kohë kufiri kushtetues ishte një javë.  Pasi ne e kishim bërë marrëveshjen, pasi marrëveshja ishte publike, presidenti i asaj kohe, mund të themi ça të duam, por në këtë rast kjo është e vërteta: Bujar  Nishani e kërkoi me shkrim, me vulë, me firmë në një letër të përbashkët timen dhe shokut tim që më ka humbur dhe s’po e kap dot më, Lulzim Bashës që t’i kërkonim Presidentit atë shtyrje brenda kushtetutës si kërkesë konsensuale e forcave politike, sepse është detyrimi një.”

Ai u shpreh i bindur që zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, madje tha se “Shqipëria do të shpëtojë një herë e mirë pas zgjedhjeve.

“Nuk mundet dot kurrë që presidenti të vendosë shtyrje të zgjedhjeve pasi e ke deklaruar se kur bëhen zgjedhjet pa pyetur të tjerët dhe jo më pastaj ta çojë matanë kushtetutës. Ndërkohë që ky shoku tjetër i imi...unë nuk e di ku i kam gjetur këta shokë që më dalin duarsh gjithë kohës, del edhe bën një skandal, duke thënë anulim lojë se jam i shqetësuar për stabilitetin...do ti thotë të gjitha fjalët e bukura dhe kështu i bie në mëngjes ju thotë atyre para se të dalin nga shtëpia ju sulmin fort që të digjet dhe unë do të dal që ta shuaj. Ju bëni rrëmujën dhe unë do dal të shpëtoj Shqipërinë. Shqipëria nga ata do të shpëtojë në 30 qershor.”

Paraditen e sotme Edi Rama ishte në Burrel, ku prezantoi kandidatin për krybashkiak të këtij rrethi, ndërsa pasdite ishte në Dibër, ku sërish sulmoi Presidentin Ilir Meta, për dekretin e tij,lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve.

Doli dhe presidenti kur protesta e tyre doli qartësisht një protestë që po bie dhe pakësohet në numër, në energji. Pasi morën një goditje shumë të rëndë, për të ardhur keq, nga qeveria e SHBA ku u trajtuan me emër dhe mbiemër si persona shoqërisht  të rrezikshëm, ku u paralajmëruan me emër dhe mbiemër se nuk do të hynin në SHBA nëse do vazhdonin të ushtronin dhunë  dhe dhunë ndaj kujt?! Dhunë ndaj një populli të tërë, duke thënë nuk do lejojmë njeri të shkojnë në zgjedhje”, nënvizoi Rama para elektoratit dibran.

“Doli presidenti dhe në mes të lojës  që ka filluar, mes të ndeshjes që ka filluar, mes fushatës që ka filluar thotë po anuloj zgjedhjet. Ajo që tha presidenti vlen po aq sa sikur të kishte dalë dje dhe të thoshte anuloj ndeshjen Islandë-Shqipëri do ju jap të hënën arsyet pse.”

Rama përsëriti sërish nga Dibra shkarkimin e Ilir Metës, nga detyra e Presidentit.

Mendoj që nga dje Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Nuk e meriton më titullin më të lartë të gardianit të kushtetutës, nuk e meriton më titullin dhe figurën më të lartë të shëmbëlltyrës së unitetit kombëtar.  Ajo që ka bërë dje është përçarëse, është konflikt nxitëse, është nga pikëpamja politike një vetëvrasje, nga pikëpamja ligjore një nul zero akt, njëlloj  sikur të kishte thënë anuloj ndeshjen Islandë-Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një trup i pashembullt që do t’i mbetet atij.”

loading...
loading...