Dekreti i anulimit të zgjedhjeve/ Meta: Më detyruan të dal ata që kanë lexuar keq kushtetutën

Dekreti i anulimit të zgjedhjeve/ Meta: Më detyruan të dal ata që kanë lexuar keq kushtetutën
Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për median deklaroi se e detyruan të prononcohet për ata që e kanë lexuar keq Kushtetutën.

“Me përgjegjësi të lartë shtetërore bëra publik vendimin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 8 qershor. Ky vendim është marrë pasi mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetët e njerëzve. Që në momentin e shpalljes së këtij vendimi kam vënë re reagime emotive, akuza se kam shkelur Kushtetutën e cenuar Republikën. Duke ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë disa materiale të Kushtetutës të përkthyera edhe gabim për të keqinformuar të gjithë ata që e kanë lexuar keq ligjin themeltar”, tha Presidenti Meta. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...