Çorba politike/ Basha do të mbledhë aleatët dhe kryesinë e PD-së

Çorba politike/ Basha do të mbledhë aleatët dhe kryesinë e PD-së
Partia Demokratike do të mbledhë sot në mbrëmje rreth orës 19:00 kryesinë pasi më parë ka takuar edhe aleatët.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet në selinë blu.

Po sipas tyre në qendër të takimit do të jetë kriza politike në të cilën është futur vendi dhe paligjshmëria e vendimeve të marra nga maxhoranca dhe KQZ-ja që kanë rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet.

Në orën 18:00 mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët opozitarë.

Gjatë takimeve do të diskutohen hapat që do të ndërmarrë opozita në këtë situatë të rëndë politike. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...