Conte do me ngulm shqiptarin e Zvicrës te Inter

Conte do me ngulm shqiptarin e Zvicrës te Inter
Antonio Conte nuk harxhon kohë dhe së bashku me Beppe Marottën ka nisur të pikas futbollistët që i duhen për sezonin e tij të ri.

Me Romelu Lukakun e Edin Dzeko që udhëheqin listën e sulmuesve, mesfusha është një tjetër repart problematik te zikaltërit. E pas Barella, që sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Milano gjatë kësaj periudhe merkatoje, një emër që ka dal në dritë është ai i Granit Xhakës.

Shqiptari i kombëtares së Zvicrës nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë te Arsenali i Unai Emery dhe shitja e tij do të ishte zgjedhje më e mirë. Shoqëria Suning ka dhënë dritën jeshile që ky operacion të konsolidohej dhe japa konkret pritet të bëhen në ditët e ardhshme. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...