Clinton: E gjithë bota duhet ta shoh Kosovën vend të demokracisë

Clinton: E gjithë bota duhet ta shoh Kosovën vend të demokracisë
Me nderime shtetërore është pritur në Kosovë ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nderuar ish presidentin amerikan me medaljen Urdhri i Lirisë në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Clinton tha se e gjitha bota duhet të shoh Kosovën si vend të demokracisë.

"E gjithë bota sot, në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet dhe të jetojnë në paqe me fqinjët, që është diçka për të cilën duhet të punojë çdo shtet, i madh e i vogël , brenda dhe jashtë kufijve të tyre. Mendoj që e keni mundësinë të bëheni shembull i botës edhe për 20 vjet tjera", tha Clinton.

Bill Clinton tha se është krenar që ishte president në kohën kur populli i Kosovës kishte nevojë duke theksuar se çfarë është arritur deri më sot është dhe falë vendimit të popullit kosovar për të ndërtuar shtetin, shoqërinë dhe qeverinë dhe për të ecur drejt paqes.

I pyetur për dialogun Kosovë Serbi së cili është mesazhi i Clinton, ai pati këtë përgjigje:

"Kosova e meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë tjetër në cilën mund të jetë çdo shtet i pavarur".

Në kabinetin e tij, prej ku i ndaj dekoratën Urdhrin e Lirisë presidenti i Kosovës e falënderoi Clintonin dhe SHBA-të për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Ai e quajti ish presidentin amerikan  hero të Kosovës.

"Sot pas 20 vitesh  Kosova është e pavarur, gjatë tërë ketij rrugëtimi kemi ecur së bashku me ju, mbështetja juaj ka qenë jetike për lirinë pavarësinë, dhe tash në rrugëtimin euroatlantik, andaj storia e Kosovës është storie e suksesit të përbashkët. Ju jeni heroi ynë, dhe iu falënderoj shumë-shumë në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia si president i Kosovës, edhe si mik i juaji, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve të Kosovës, Urdhrin e Lirisë, nuk ka çmim që mund të shpërblejë atë kontribut tuaj, është liria e vendit të Kosovës që ka reflektuar me paqe dhe stabilitet në Ballkanin perëndimor", tha Thaçi.

Marrë me shkurtime nga Kosova Press

loading...
loading...