Braçe ironi me Metën, për Vasilin ishte “dekreti më patriotik në histori”, Patozi: Anti-kushtetues!

Braçe ironi me Metën, për Vasilin ishte “dekreti më patriotik në histori”, Patozi: Anti-kushtetues!
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe, ka dashur të injorojë plotësisht vendimin e presidenti Ilir Meta, për të shtyrën datën e zgjedhjeve lokale, të 30-qershorit.

thekson se data, dhe dita e votimit nuk ndryshon ndërsa ora është zgjedhje e lirë.

Mos harro 30 Qershorin! Data nuk ndryshon. Dita nuk ndryshon. Ora e votimit, zgjedhje e lirë!

Shihemi nesër, përsëri derë më derë!”, ka qenë mesazhi disi ironik i numrit të dy qeverisë, Erion Braçe.

Interesant është fakti se nga Partia Demokratike, përveç kreut të saj, Lulzim Basha, i cili e cilësoi fitore vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, para protestuesve pasditen e 8-qershorit, asnjë nga përfaqësuesit e saj të lartë nuk ka pasur më reagime, mbi këtë vendim nga ana e Presidentit të Republikës.

Por numri dy i LSI, Petrit Vasili e sheh në një këndvështrim tjetër vendimin e Presidentit Meta. Ai i cilësoi  dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve si një dekret pro atdheut dhe refuzim kushtetues dhe pa kthim i monizmit rilindas.

Dekret pro atdheut dhe kundër monizmit dhe përçarjes kombëtare!!

Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve ishte refuzimi kushtetues dhe pa kthim i monizmit rilindas.

“Një monizëm me krimin e organizuar në themel të tij, monizëm bazuar në zhdukjen e zgjedhjeve konkurruese, të lira dhe të ndershme, monizëm me një infrastrukture imoraliteti që zhbën gjithçka që një shoqëri demokratike ka në themel.”

“Dekreti ishte përgjigja më e fortë kundër përçarjes kombëtare.”

“Nga njëra anë është një popull i tërë që refuzon rreptë monizmin ndërsa nga ana tjetër është një grusht njerëzish që kanë zaptuar zyrat e qeverisë në emër të një pakice që kërkon të gjallojë dhe vegjetojë duke ushqyer përçarjen kombëtare.

Përçarja kombëtare është realisht i vetmi projekt i Edi Ramës”, nënvizoi ndër të tjera në një reagim të tij Petrit Vasili, i cili e mbylli mesazhin e tij mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta, me këtë fjali:

“Ishte dhe do të mbetet shumë gjatë në memorje si Dekreti më patriotik dhe pro atdhe i firmosur ndonjëherë.”

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se vendimi presidentit Meta është tërësisht një akt i pastër politik. Sipas Patozit, kreu i shtetit ka veshur kostumin e opozitës dhe ka zbritur në fushë, “Edhe kundër kushtetutës, edhe kundër frymës, edhe kundër precendetit,  edhe kundër logjikës.”

Patozi e sheh vendimin e Metës, si një veprim për t’u futur në fushën e lojës, me fanellën e opozitës.

Ai tha se ky vendim i presidentit erdhi dje si reagim pas mesazhit të zyrtarit të lartë amerikan Palmer, i cili ka dënuar deri tani veprimet e opozitës.

Ashtu si edhe partinë e koalicionit në qeverisje, edhe Bindja Demokratike, e cila është futur si parti opozitare në zgjedhje, sipas Patozit vijon fushatën e saj, pavarësisht vendimit të fundit marrë nga Presidenti Ilir Meta.

 

loading...
loading...