“Blindohet” KQZ, truproja nga Njesia Speciale për pesë anëtarët

“Blindohet” KQZ, truproja nga Njesia Speciale për pesë anëtarët
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të ketë edhe truprojë nga Njësia Speciale e Policisë.

Situata e tensionuar politike dhe moshqërtimi i dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjojeve të 30 qershorit, si i pavlefshëm, ka sjellë masa të forta sigurie për pesë anëtarë të KQZ-së, ndonëse kreu i saj, Klemet Zguri e braktisi mbledhjen.

Truprojat janë në dispozicion të anëtarëve të KQZ pas atij vendimi.

Një masë e tillë është marrë për anëtarët e KQZ, që të kenë truproja, edhe në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2011.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot, sërish, pa kryetarin Klement Zguri.

Mbledhja e sotme është thirrur nga Zv/kryetari Denar Biba.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.

Në rendin e ditës, KQZ ka diskutuar pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.

Institucioni më i lartë i zgjedhjeve pavarësisht ndasive politike dhe aktualisht pa kryetar vijon punën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, tani edhe nën masa më të forta sigurie.

loading...
loading...