Basha: Sot po flas, pasi këtë javë kanë ndodhur zhvillime të mëdha

Basha: Sot po flas, pasi këtë javë kanë ndodhur zhvillime të mëdha
Me t’iu bashkuar protestës para kryeministrisë kreu i opozitës Lulzim Basha mori mikrofonin ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive, ndërsa komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për vendimin e marrë, atë të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme, në Shqipëri, në Gjermani e Europë, të cilat janë të lidhura direkt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, ka marrë një kthesë, ndaj më lejoni ta nis duke ju falënderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen. Në këto që po flas, ashtu si e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj, falë bashkimit të shqiptarëve të lirë, presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anullimin e 30 qershorit. Kjo është rezultat i qëndresës suaj, i besimit tuaj te vlerat evropiane. Ishte ky bashkim që ndikoi anulimin e 30 qershorit”, u shpreh Basha në hyrje të fjalës së tij.

Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se, dekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit është vetëm një pjesë e fitores.

Ai ftoi qytetarët të mos prekin asnjë punonjës policie me uniformë.

“Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, është njeriu që do ti shpëtojë gjykimit të popullit dhe Europës. Ky është Rama dhe banda e tij. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm. Mos cenoni asnjë polic me forcë, që do të rreshtohen përkrah jush shumë shpejt.

E gjithë bota e pa se si Edi Rama ka ardhur në pushtet. Me dhunën e kriminelëve. Kryeministri ilegjitim, kryeministri i Avdylajve e mori pushtetin me kriminelë. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve. Rama ik.

Me dhunë e ka marrë pushtetin. I kapi të gjitha. Kapi drejtësinë. Popullim është institucioni i vetëm. Rama ik”, vijoi Basha.

Sipas tij, dhuna i duhet vetëm Edi Ramës.

“Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është I ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi i Evropës po vjen, gjykimi I popullit është i pashmangshëm”, tha mes të tjerave kreu i PD, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij falënderoi ndërkombëtarët, për mbështetjen e tyre në këtë periudhë të vështirë ku po kalon Shqipëria.

“Kështu të bashkuar të hedhim hapat tona final drejt zgjidhjes së krizës politike. Ndaj ju ftoj dhe ju kërkoj që më te njëjtën kurajë dhe vendosmëri që kemi bërë këtë rrugëtim drejt çeljes së perspektivës si gjithë Evropa ta vazhdojmë rrugën tonë të bekuar nga përgjegjësia për fëmijët tonë dhe brezat që vijnë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Ndaj le të konfirmojmë sonte nga ky shtet fuqinë e vërtetë, fuqinë e bashkimit, për të çliruar Shqipërinë dhe për ti kthyer fëmijeve tanë buzëqeshjen ‘Shqipëria si gjithë Evropa’.

Ju ftoj që në kët muzg tani më të bindur se kurrë në forcën e bashkimit tonë, më shpresë se plotë në fitorën që po vjen, ndizeni dritën e Evropës, bëjeni të kushtojë mesazhin tone “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Bashkë do ta hapim derën e Evropës, bashkë do ti kthejnë vlerat tona. Siç e thamë sonte në këtë Bulevard shprese. Zoti e bekoftë shqiptarët. Rama ik”, vijoi Basha. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...