Basha mbledh aleatët “e vegjël” para takimit me Presidentin (Kreu i PD sot ka edhe ditëlindjen)

Basha mbledh aleatët “e vegjël” para takimit me Presidentin (Kreu i PD sot ka edhe ditëlindjen)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti mesditën e sotme në një takim krerët e partive aleate.

Kryedemokrati Lulzim Basha sot festoi edhe ditëlindjen. Ai mbushi sot 45-vjeç, por në këtë përvjetor të veçantë, për shkak të situatës politike, Basha ka qenë po aq i angazhuar si në ditët e tjera, duke zhvilluar takime.

Basha mblodhi aleatët e Partisë Demokratike në seli një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së. Në këtë mbledhje u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme

Ndërkohë takimi i sotëm me aleatët, e konsideruar të vegjël, vjen para nisjes së konsultimeve me presidentin Ilir Meta, për datën e re të zgjedhjeve.

Takimet e para mes opozitës dhe presidentit Meta pritet të nisin fill pas kthimit të Presidentit nga Kosova, ku ai merr pjesë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit.

Opozita mësohet se ka rënë dakord që të futet në bisedime me Presidentin Meta, për të përcaktuar datën e re të zgjedhjeve, si dhe për të gjetur një gjetur një zgjidhje lidhur me krizën dhe kërkesat e deritanishme për një zhvillim sa më normal të zgjedhjeve.

Mbetet ende për të parë nëse kryeministri Edi Rama do ta pranojë ftesën e Presidentit Meta, për të përcaktuar një datë tjetër të zgjedhjeve lokale, apo do të vazhdojë fushatën e nisur, pavarësisht mungesës së PD e LSI, si dhe partitë e tjera aleate të opozitës, për të mbajtur zgjedhjet lokale më 30 qershor.

loading...
loading...