"Askush mbi ligjin", mesazhi i ambasadës britanike për zgjedhjet e 30 Qershorit ndaj politikanëve

"Askush mbi ligjin", mesazhi i ambasadës britanike për zgjedhjet e 30 Qershorit ndaj politikanëve
Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar përmes një deklarate lidhur me zgjedhjet që zhvillohen më 30 qershor.

Duke dënuar dhunënë si të papranushme, ambasada shpreh mbështetjen për monitorimin e procesit të votimit teksa shprehet se protesta e opozitës pritet të jetë e qetë.

"Gjithkush që angazhohet të dielën, në 30 qershor duhet të luajë rolin e tyre në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Çdo formë e nxitjes të dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit. Ne i kërkojmë liderëve të politikës të përmbahen nga provokimet dhe retorika. Vazhdojnë t'i bëjnë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t'i dhënë fund këtij bllokimi politik. Vetëm nëpërmjet bisedës, Shqipëria mund të zgjidhë situatën e tanishme politike dhe të përqendrohet në krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe reformës zgjedhore duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it", thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada thotë se presin që të gjitha palët të mbështesin reformat dhe të vazhdojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe shkelje elektorale, përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin, mbyllet mesazhi i ambasadës.

loading...
loading...