Arushi Roko "emigron” nga Shqipëria, fillon jetën e re në Gjermani

Arushi Roko "emigron” nga Shqipëria, fillon jetën e re në Gjermani
Ariu bojëkaf Rocco duket se do ta kalonte tërë jetën e tij në një uzinë ushtarake të braktisur në Shqipëri.  Ai ishte vjedhur nga pyjet e egra kur ishte këlysh dhe ishte mbyllur në një kafaz të ndryshkur e shumë të vjetër, ku me siguri do të vazhdonte mbijetesën në një mizori të vërtetë.

Pas 8 vitesh të gjata në këtë burg, më në fund për Roccon ka shpresë. Pronari i tij nuk mundi ta përballojë më dhe kërkoi një shtëpi të re për të.

Rocco ka vuajtur jashtëzakonisht gjatë 8 vjetëve të tij në robëri. Në pamundësi për të jetuar i mbyllur në kafaz nga vetë natyra e tij si një kafshë e egër që e do lirinë, Rocco kishte arritur të thyente thonjtë nëpër hekura dhe madje edhe kishte gërvishtur keq ato me dhëmbë duke qenë se ishte jo pak i stresuar.

Rocco mbërriti nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një udhëtim i cili zgjati 45 orë.

Njoftimi është bërë në të gjitha mediat sociale të kompanisë e cila merret vazhdimisht me kafshët dhe kujdeset për të drejtat e tyre.

Foto Google

loading...
loading...