Analiza e Rejas për kombëtaren: Duhet të ndryshojmë mesfushën, vetëm 4 futbollistë e kanë siguruar vendin e titullarit

Analiza e Rejas për kombëtaren: Duhet të ndryshojmë mesfushën, vetëm 4 futbollistë e kanë siguruar vendin e titullarit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Moldavisë.

Ai komentoi edhe humbjen 1-0 ndaj Islandës duke e konsideruar mesfushën e lodhur dhe pa rendiment.

"Vendet ishin të duhurat. Mesfusha ishte e duhura. Na mungoi finalizimi. Ata mbërritën vetëm një herë në portë dhe na ndëshkuan.  Kemi edhe 24 orë që duhet të shikojmë. Mesfusha besoj se duhet të ndryshohet më shumë, pasi është lodhur më shumë. Kam 3-4 futbollistë që mund të nisin. Më përpara duhet të flas me lojtarët dhe më pas me shtypin. Ndaj Islandës pamë anën e djathtë që ishte shumë e mirë”, deklaroi mes të tjerave trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...