Akuzoi Neymar për përdhunim, avokatët heqin dorë nga mbrojtja e gruas: Ishte kontradiktore!

Akuzoi Neymar për përdhunim, avokatët heqin dorë nga mbrojtja e gruas: Ishte kontradiktore!
Avokatët hoqën dorë nga mbrojtja e një gruaje që kishte akuzuar për përdhunim yllin brazilian Neymar.

Ata deklaruan se nuk e përfaqësojnë më atë për shkak të kontradiktave të shumta në historinë e saj.

Firma ligjore Fernandes e Abreu tha se klientja e  tyre fillimisht u tha atyre se kishte pasur marrëdhënie konsensuale me Neymar, futbollistin më të shtrenjtë në botë, në një hotel në Paris, në maj dhe se ai më pas u bë i dhunshëm dhe sulmoi atë.

Por avokatët thanë se në ankesën zyrtare gruaja para policisë braziliane e  “përshkroi atë që kishte ndodhur si “përdhunim”, një pohim krejtësisht i ndryshëm.

Neymar ka postuar një video 7 minutëshe në Instagram të shtunën duke mohuar me forcë se ai kishte përdhunuar ndonjë grua.

Babai i lojtarit ka pohuar se ai është viktimë e shantazhit.

Neymar, i cili u transferua në PSG nga Barcelona për një rekord prej 222 milionë eurosh në vitin 2017, aktualisht është në Brazil duke u përgatitur për Kupën e Amerikës, kompeticion që do të zhvillohet nga 14 deri më 7 korrik.

Sezoni i tij 2018-2019 me PSG u shoqërua me dëmtime të shumta.

loading...
loading...