Aksidentohet futbollisti shqiptar, shkatërrohet automjeti me të cilin udhëtonte

Aksidentohet futbollisti shqiptar, shkatërrohet automjeti me të cilin udhëtonte
Mbrojtësi i Kukësit, Faton Xhemaili, pak orë pasi kishte festuar me ekipin në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku skuadra verilindore fitoi Kupën e Shqipërisë, është gjendur në një situatë shumë të rrezikshme, por që për fat të mirë ka shpëtuar paq.

Sipas “Panorama Sport”, gjatë kthimit nga Elbasani, pikërisht në një prej rrethrrotullimeve afër një qendre tregtare, makina e drejtuar nga një i afërm i Xhemailit, ka dalë nga rruga dhe përplasur me një bordurë.

Automjeti është shkatërruar, ndërsa mësohet se Xhemaili ka thyer krahun. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...