
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka urdhëruar të gjithë administratën që ditën e shtunë dhe ditën e dielë, do të jenë në punë.
Në njoftimin publikuar për mediat thuhet se ligji hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim i Bashkisë Shkodër vjen menjëherë pas daljes së presidentit Ilir Meta, i njoftoi se dekreti i ri për zgjedhjet vendore është data 13 tetor.
Nga ana tjetër mazhoranca është e bindur në zhvillimin e zgjedhjeve nbë 30 qershor dhe vetëm pak minuta më parë në shkollën Arben Boriçi, mbërritën materialet zgjedhore.