A mban Rama përgjegjësi për gjendjen e Shqipërisë sot ? Ja si përgjigjet zyrtari i DASH, Palmer

A mban Rama përgjegjësi për gjendjen e Shqipërisë sot ? Ja si përgjigjet zyrtari i DASH, Palmer
Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” u shpreh se për situatën politike në vend duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë politikanët.

Sipas Palmer problemet e brendshme të Shqipërisë duhet të zgjidhen nga vetë institucionet, ndërsa theksoi se nuk duhet ta presin zgjidhjen nga ndërkombëtarët.

Pyetja: Qeveria socialiste e kryeministrit Rama është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, nuk dua t’i përmend ato një nga një. A mban ai përgjegjësi për gjendjen në të cilën është Shqipëria sot? Ai është në pushtet prej 6 vjetësh tashmë.

“Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në BE., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi”u përgjigj Palmer.

Pyetja: Një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve socialistë lenë të kuptohet se ata dyshohen për abuzim pushteti dhe mund të kenë shkelur edhe ligjet zgjedhore, duke u bërë presion votuesve. Cili është komenti juaj për këtë?

Palmer: Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze.

 

loading...
loading...