A është normale të flasësh me vete? Ja çfarë thotë psikoterapistja e famshme

A është normale të flasësh me vete? Ja çfarë thotë psikoterapistja e famshme
Na ndodh ndonjëherë që ta kapim veten duke folur me vete por kjo nuk ka asnjë problem.

Psikoterapistja Lisa Ferentz pretendon se nuk është aspak e dëmshme t’i flasësh vetes, përkundrazi, ka një mori benefitesh.

Të komunikosh me veten sipas saj është një shenjë force.

Ferentz, e cila është edhe autore e disa librave tregon se e ka përdorur këtë metodë edhe në trajtimin e pacientëve të cilët në këtë mënyrë kanë fituar edhe më shumë konsideratë për veten e tyre madje edhe më tepër vetëbesim.

"Nuk ka asgjë më të rëndësishme se mënyra se si ne flasim me veten, sepse monologu i brendshëm informon në mënyra delikate dhe jo aq delikate të gjitha mendimet tona të mëvonshme, gjendjet emocionale dhe vetë sjelljen", tha Ferentz, sipas Digestit të Reader's.

Madje ajo tregon se nga përvoja e saj ka kuptuar se shumë individë të cilët i kanë ndjekur këto këshilla dhe metoda kanë fituar edhe më shumë vetëbesim dhe njëkohësisht e kanë pasur më të lehtë të bëjnë zgjedhje në jetën e tyre.

 

loading...
loading...