Zv-ministrja 28-vjeçare e Arsimit e bën lëmsh fjalimin dhe i fut një të qeshur, shikoni çfarë proverbi i del nga goja (VIDEO)

Zv-ministrja 28-vjeçare e Arsimit e bën lëmsh fjalimin dhe i fut një të qeshur, shikoni çfarë proverbi i del nga goja (VIDEO)
Zv/ministrja e re e Arsimit, Lorena Haxhiu, është shfaqur tepër e shpërqëndruar në një fjalim publik.

Teksa është munduar të japë një këshillë, duke përdorur një fjalë të urtë, ajo është bërë lëmsh dhe ka ngatërruar edhe proverbin.

“Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen”, thotë ajo me shumë entuziazëm.

Por edhe vetë e ka kuptuar gafën, dhe i ka futur një të qeshur për ta mbyllur.

Lorena Haxhiu është një nga figurat e reja të promovuara nga Kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar.

Ajo është vetëm 28 vjeç, por u emërua zv/ministre në vend të Besa Shahinit, e cila mori postin e Lindita Nikollës. Një skemë e njëjtë me atë të Gent Cakajt, 28-vjeçarit tjetër që u emërua ministër i Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit.

Në eksperiencat e mëparshme të Lorena Haxhiut janë prezantime programesh televizive apo spektaklesh dhe një periudhë e shkurtër si drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit.

Gjithsesi, bukuroshja 28-vjeçare është në fillimet e karrierës së vet, edhe pse jo në mënyrën më të suksesshme të mundshme. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google