Zgjedhjet në Bashkimin Evropian, sot u votua në 21 shtete

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian, sot u votua në 21 shtete
Sot jemi në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.

Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet paraprake pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.

Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues, shkruan TCH.

Sondazhet ndërkohë parashikojnë edhe që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e mëparshme, 43 për qind, të rritet paksa kësaj radhe.

Deri më tani kanë votuar Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, pasi në këto vende e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve.

Blloqet e mëdha të partive politike i kanë kthyer këto zgjedhje të nënta për parlamentin e vetëm ndërkombëtar në botë në zgjedhje vendimtare.

Kandidati kryesor i demokristianëve, politikani i CSU-së, Manfred Weber, dhe kreu i socialdemokratëve, Frans Timmermans, komisioneri i BE-së nga Holanda, në këtë fushatë zgjedhore ishin të tërë në një mendje.

Ata janë të shqetësuar për kohezionin e BE-së, për mbrojtjen e demokracive “liberale” kundër modelit “joliberal” të përfaqësuar nga nacionalistët dhe populistët.

Sipas sondazheve në 28 shtetet anëtare, populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri.

Natyrisht, kjo është shifër e mjaftueshme, por jo aq sa për të marrë pushtetin, siç mund të kishin shpresuar ata.

loading...
loading...