Vetëvendosje! apelon: Rama të dorëhiqet!

Vetëvendosje! apelon: Rama të dorëhiqet!

Lëvizja “VETËVENDOSJE!”, e cila disa ditë më parë çeli zyrtarisht qendrën e saj në Shqipëri, ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Ajo kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, si mënyra e zgjidhjes së krizës në të cilën gjendet vendi.

VETËVENDOSJE!, ka renditur edhe një sërë problematikash të tjera me të cilën përballen shqiptarët, që sipas tyre meritojnë një udhëheqje me programe e jo një udhëheqje që i quan qytetarët si egërsira. Si zgjidhje, VETËVENDOSJE! sheh largimin e qeverisë.

“Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqiptarët meritojnë udhëheqje dhe programe përparimtare ekonomike dhe politike. Le të nisë ndryshimi me një akt emancipues si dorëheqja”, – thuhet në deklaratën e saj për shtyp.

loading...
loading...