United mbeti jashtë Champions, Pogba me valixhe në duar drejt skuadrës që "ëndërron"

United mbeti jashtë Champions, Pogba me valixhe në duar drejt skuadrës që "ëndërron"
Mos kualifikimi në UEFA Champions League në sezonin e ardhshëm do të ndikojë drejtpërdrejt në merkaton e Manchester United pasi lojtarët elitarë do të kërkojnë eksperienca të reja.

I pari që flitet të bëjë gati valixhet tek "Djajtë e kuq" është ylli francez i mesfushës Paul Pogba.

Francezi kërkohet nga skuadrat më prestigjoze në planet dhe mos-pjesëmarrja në Champions League do ta detyrojë që të pranojë largimin. Sipas "ESPN" Pogba po kërkon një sfidë të re dhe do të fillojë bisedimet me drejtuesit e United javën e ardhshme.

Real Madridi mbetet favorit për të nënshkruar me të dhe gjiganti spanjoll është i vetmi klub që Pogba dëshiron të bashkohet.

/f.ç/Albanian Free Press Online/