Udhëtonte nga Rinasi në Bruksel, studentit shqiptar iu vodh varësja prej floriri në valixhe

Udhëtonte nga Rinasi në Bruksel, studentit shqiptar iu vodh varësja prej floriri në valixhe
Një student shqiptar në Belgjikë ka denoncuar vjedhjen e sendeve personale që i është bërë në Aeroportin e Rinasit dje në momentin që po udhëtonte nga Tirana në Bruksel.

Studenti deklaron se i kanë vjedhur një varëse në vlerën e 40 mijë lekëve të reja dhe se ka autorizuar babain e tij të bëjë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë në Rinas, por gjasat janë të pakta për të gjetur hajdutin, një nga punonjësit e kontrollit, përpunimit apo transportit të bagazheve.

Denoncimi i studentit është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që në rrjetin social shkruan: “Nuk përmbahen, plaçkitje ne aeroportin e grabitjes se shekullit!

Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital. sb

Prsh!

E keqja nuk na vjen vetem nga hajdutat jasht aeroportit qe sulmojne shuma eurosh te medha, por edhe nga Hajdutat e pafytyr, bandidat pa moral, punonjesit hijena te sektorit te valixheve te udhetarve nga Rinasi!!

Une qe po ju shkruaj jam një student shqiptar, banues ne Bruksel, Belgjike.

Dje udhetova nga Tirana per ne Bruksel nga aeroporti i Rinasit.

Kur mberrita ktej pash qe me mungonte nga valixhja nje varese floriri me vlere afro 40,000 L (te reja), qe sapo e kisha bler tek subjekti ‘Altinbas’ ne TEG! Varese te ciles ja kisha ven syrin para 10 muajsh kur isha per her te fundit ne Shqiperi, dhe per te cilen kam ruajtur me kujdes euro cdo muaj ne menyr qe ta perballoja, nga qejfi, si djal i ri qe jam.

Ne momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte ‘avulluar’, menjehere autorizova babin te kallëzonte pranë komisariatit te policisë së Rinasit...kallzimi asht bo, por vështirë te merrem masa na than, perderisa nuk ka kamera tek disa ambjente te caktuara ku kalojnë bagazhet e pasagjerëve, mbasi jan dorzuar, para se me u fut ne barkun e avionit....Kam fol dhe me shqiptar te tjer dhe kan te njëjtin shqetsim, shume sende me vlerë ju vidhen nga punonjësit e bagazheve te Rinasit!! Njoh një student tjetër te cilit i kanë vjedhur ore dore dhe një Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin ne valixhe.

Ky është rast ku policia nuk ka çfarë bën, është problem i sigurisë se Aeroportit...

Shije shumë te keqe me ngeli nga Shqipëria kësaj radhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund te zgjidhet për sa kohe siguria ne aeroport është 0 ...

Unë nuk jam i pari as i fundit por Ju bej thirrje pasagjerëve te tjerë mbas meje te marrin masa dhe ti kyçin mirë valixhet, ne mënyrë qe te ruhen nga jo tjetër, përveçse hienave e skifterëve, punonjësve te Aeroportit!!

Ju falenderoj! Me respekt, A. H”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...