U arrestua me bujë për tjetërsim pronash në Karaburun e Zvërnec, gjykata lë të lirë biznesmenin

U arrestua me bujë për tjetërsim pronash në Karaburun e Zvërnec, gjykata lë të lirë biznesmenin
Gjykata e Vlorës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Petritaj.

Petritaj, 54-vjeç, u arrestua me bujë para 7 muajsh, por siç raporton Ora news, 3 ditë më parë ka lënë qelinë në këmbim të garancisë pasurore prej 2.5 milionë lekëve.

Petritaj akuzohej për tjetërsim pronash në Karaburun dhe Zvërnec.

Ndalimi i Petritajt u bë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, pasi dyshohej të kishte falsifikuar dokumentet e një sipërfaqe toke rreth 100 ha në bregdetin e Zvërnecit.

Foto Google

 

loading...
loading...