TRONDITET VLORA/ Breshër plumbash nga makinat në ecje në Lungomare, kalimtari i plagosur rrëfen momentet e tmerrit

TRONDITET VLORA/ Breshër plumbash nga makinat në ecje në Lungomare, kalimtari i plagosur rrëfen momentet e tmerrit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, ndërsa plumbat kanë plagosur një kalimtar, punonjës i Bashkisë së Vlorës.

Incidenti i rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Lungomare, shëtitorja bregdetare e qytetit.

I plagosuri Dajko Cenodemaj ka treguar për Faxweb momentet e tmerrit.

“Dëgjuam të shtëna, thamë që ishin fishekzjarre, kur e pamë pastaj që ishin armë, dhe qëlloheshin nga të dy krahët, u futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pashë që po më rridhte gjak nga këmba, kisha marrë plumb. Një plumb tjetër më kaloi afër veshit. Tani jam mirë më hoqën plumbin”, ka treguar CenoDemaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën, pasi mjekët i kanë hequr plumbin.

Nga plumbat janë dëmtuar edhe disa automjete.

Raportohet se policia është vënë në ndjekje të automjeteve që shkëmbyen zjarr, ndërkohë që një automjet i djegur është gjetur në fshatin Babicë, pranë qytetit.

Ka dyshime të forta se automjeti i djegur ka lidhje me ngjarjen. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...