Të gjithë punojnë dhe rroga mesatare është 1200 euro/muaj, qyteti ku të gjithë duan të jetojnë

Të gjithë punojnë dhe rroga mesatare është 1200 euro/muaj, qyteti ku të gjithë duan të jetojnë
Një qytet “perfekt” për të jetuar, puna ka për të gjithë ndërsa rroga mesatare është 1200 euro në muaj.

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.

Teksa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet.

Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.

Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.

Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 përqind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarëve është 1200 euro.

Se sa është e mjaftueshme kjo pagesë për jetë të mirë tregon edhe e dhëna se shpenzimet për banim janë 15 euro, kështu që me këtë rrogë mund të bëhet një jetë komode.

Numri i njerëzve që duan të jetojnë në këtë qytet është i madh, prandaj qyteti u detyrua të fus listat e pritjes – nganjëherë pritet edhe nga dy – tre vjet. Deri tani janë ndërtuar 350 shtëpi, kurse në dy vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 250.

Banorët vetë e bëjnë ndërtimin e shtëpive, kurse materialin ndërtimor jua jep qyteti, prandaj pas ndërtimit paguhet 15 euro çdo muaj, si shlyerje për materialet e huazuara. Qyteti jep edhe ndihmesë tjetër për ndërtimin e shtëpive dhe ato nuk lejohet të shiten.

Qyteti siguron internet pa pagesë për të gjithë qytetarët. Ka objekte sportive, dy stadiume, fushë basketbolli, tenisi, hendbolli, pishinë etj.Të gjitha këto janë në dispozicion të qytetarëve pa pagesë, përveç pishinës ku paguajnë një anëtarësi minimale vjetore. Qyteti ka edhe kishën e tij.

“Sipas ligjit spanjoll, ne sipas numrit të banorëve, do të duhej të kishim 4-7 policë. Por, ne nuk duam, sepse këtu çdo gjë mbështetet në baza vullnetare, bashkë luftojmë, bashkë i përshtatim jetët tona, kemi shkallë të lartë bashkëjetese”, thotë kryebashkiaku Juan Manuel Sánchez Gordillo, të cilin e quajnë Robin Hudi spanjoll.

/f.ç/Albanian Free Press Online/