Takuan Kryeministrin e Greqisë, zbardhet biseda e dy politikanëve me Ciprasin

Takuan Kryeministrin e Greqisë, zbardhet biseda e dy politikanëve me Ciprasin
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo takohen me kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Takimi u krye gjatë vizitës së Cipras në mbyllje të vizitës për fushatën elektorale në Janinë dhe në sallë ndodheshin dhe dy politikanët e minoritetit grek në Shqipëri.

Media greke bën të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në Shqipëri, ecurinë e vendit drejt BE-së si dhe çështje të minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas mediave greke, ata janë ftuar në një aktivitet në Janinë si përfaqësues së minoritetit në Shqipëri dhe në takim ka qenë edhe historiani Panajot Braka. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...